Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme në Kupën e Kosovës në futboll,
Në kuadër të fazës 1/8 të finales, sot janë zhvilluar tri ndeshje.
Gjilani ka kaluar bindshëm në fazën çerekfinale pas përballjes me Vjosën e Shtimes.
Ndeshja e zhvilluar në Gjilan i takoi vendasve me rezultat të thellë, 4:0.
Nga ana tjetër, Malisheva poashtu ka kaluar tutje.
Skuadra e Bylbyl Sokolit ka mundur 2:0 Fushë Kosovën në “Liman Gegaj”.
Ndeshja tjetër mes Beharit dhe Prizrenit i takoi skuadrës vendase që fitoi me rezultat të pastër 3-0.
Vlen të ceket se ndeshja Prishtina – Dukagjini u shtye shkaku i kushteve të këqija atmosferike në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.