Gjilani e vazhdon serinë e fitoreve, mposht Trepçën ‘89

Gjilani e vazhdon serinë e fitoreve, mposht Trepçën ‘89

Gjilani ka vazhduar me fitore teksa ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat minimal 1-0.

Pjesa e parë ka qenë më e qetë me dy skuadrat që luanin me shumë kujdes, por që Gjilani kishte iniciativën.

Përkundër disa rasteve të mira që patën dy skuadrat, gola nuk pati gjatë 45 minutave të para.

U desh të pritej minuta e 76-të e ndeshjes për të parë golin e parë në këtë ndeshje.

Mesfushori Albert Dabiqaj u gjend bukur në zonë dhe me një gjuajtje realizoi për 1-0.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Gjilani mori tre pikë të mëdha nga kjo sfidë.

Gjilani vazhdon në pozitën e tretë me 35 pikë, derisa Trepça ’89 mbetet në vendin e tetë me 22 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Gjilanin e pret një udhëtim i vështirë ndaj Dukagjinit në Klinë, derisa Trepça ’89 përballet me Malishevën.

Related Articles