SC Gjilani ka shkëlqyer në pjesën e dytë, kur ka shënuar dy gola për të përmbysur avantazhin e pjesës së parë të skuadrës vendëse, shkruan Gazeta Enigma.
Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin fillestar të Ulpianës, me rezultat minimal, 1:0, me të vetmin gol të shënuar në minutën 25’ nga Qerimi.
Pjesa e dytë ka kaluar në shenjë të dominimit të plotë nga mysafirët, të cilët kanë shënuar dy herë, për ta përmbysur rezultatin përfundimisht për 1:2.
Angazhim maksimal në pjesën e dytë dhe rikthim në rezultat për 3 pikë në Lipjan ???? #vetëmnjëdashuri #SCGjilani #bktsuperliga #java14????⚪Posted by SC Gjilani on E shtunë, 20 nëntor 2021
Së pari Debiqaj në minutën 65’ ka barazuar rezultatin, ndërsa golëshënuesi më I spikatur I Superligës, Gerhard Progni, ka qenë ai që ka shënuar golin e fitores në minutën 85. /Gazeta Enigma/
BKT Superliga – Tabela