Gjilani gati për derbin ndaj Dritës

Gjilani gati për derbin ndaj Dritës

SC Gjilani është duke i vazhduar përgatitjet për derbin lokal ndaj Dritës që luhet këtë të diele në kuadër të xhiros së 33-të.

Ky derbi do të luhet pa praninë e tifozëve, për shkak se nuk ka kushte që të jenë të pranishëm të dy tifozëritë, shkruan Gazeta Enigma.

SC Gjilani ka postuar disa foto në faqen e tyre në Facebook duke shkruar se janë gati për përballjen e ardhshme, atë ndaj Dritës.

Në stërvitje për Gjilanin është rikthyer sulmuesi anësor Baton Zabërgja, kurse për shkak të kartonit të kuq në xhiron e kaluar do të mungojë mesfushori Arbnor Ramadani.

Gjilani kërkon fitore ndaj Dritës për ta blinduar vendin e tretë, vend që i dërgon në garat evropiane./GAZETA ENIGMA/

Related Articles