Gjilanasit kthehen në kutitë e votimit më 9 nëntor

Gjilanasit kthehen në kutitë e votimit më 9 nëntor

Pas numërimit të 100% të votave të ardhura me postë, gjilanasit do t’i kthehen përsëri kutisë së votimit më 9 nëntor, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo pasi në raundin e parë, asnjëra parti nuk arriti mbi 50% të votave.

Gara në Gjilan do zhvillohet mes LVV-së së Alban Hysenit dhe LDK-së së Arbër Ismajlit.

Në raundin e parë, Alban Hyseni ishte shumë afër ta përfundonte këtë garë pa balotazh, pasi pati 49.76% të votave, duke e lënë pas Arbër Ismajlin me 34.42% të votave.

Për të siguruar fitoren, Hysenit i duhej të paktën 70% i votave nga diaspora, gjë të cilën nuk e arriti.

Nga votat me postë, Hyseni mori 51.77% të votave, kurse Ismajli arriti 36.32%. /Gazeta Enigma/

Related Articles