Gjilani i riorganizuar e pret Prishtinën sot ndeshjen e fundit të xhiros së dytë

Gjilani i riorganizuar e pret Prishtinën sot ndeshjen e fundit të xhiros së dytë

Sot do të zhvillohet edhe ndeshja e fundit e xhiros së dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja e vetme që nuk u zhvillua në vikend ishte ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës që do të zhvillohet ditën e sotme.

Gjilanasiit kishin bërë kërkesë në FFK për ta shtyrë duelin pasi kishin probleme rreth organizimit të klubit, kërkesë që ishte pranuar edhe me pëlqimin e Prishtinës.

Gjithsesi dueli do të zhvillohet ditën e sotme në stadiumin e qytetit në Gjilan me fillim nga ora 17:00.

Vendasit kanë bërë disa transferime cilësore, por që asnjëri nga ta nuk do të zbres në fushë për ndeshjen ndaj Prishtinës.

Barra do të jetë te futbollistët vendas si Redon Ismaili, Oltion Bilalli dhe Edison Kçiku.

Në anën tjetër Prishtina pas fitores në ndeshjen e parë 3-1 ndaj Feronikelit ’74 kërkon të marrë tre pikë të radhës. 

Related Articles