Munishi: Ndeshje e fortë nga dy palët

Munishi: Ndeshje e fortë nga dy palët

Pas ndeshjes, Ismet Munishi, trajneri i Gjilanit tha se lojtarëve të tij i mungoi koncentrimi para portës në rastet që krijuan.

“Ne në çdo ndeshje hyjmë për fitore, krijuam pak raste, por duhet të shënojmë, u mbrojtë shumë mirë, me 10 futbollistë u mbrojt, ne krijuam dy-tri raste, një prej tyre është dashtë te shenojmë, ato pak raste që i ki, duhet të jetë koncentrimi më i madh”, tha fillimisht Munishi për Art Sport.

“Ishte një ndeshje e fortë nga të dy palët, është një kampionat i vështirë, nuk ka skuadra inferiore ose të dobëta, duhet të përgatitemi çdo javë”, vazhdoi ai.

“Sot për herë të parë kemi inkuadruar Hoxhën, Calen, Prekazin që ende nuk janë në top formë, por secilën herë skuadra do të luajë më mirë. Na mungon pak koncentrimi para portës, por do të punojmë”, përfundoi Munishi.

Related Articles