SC Gjilani njihet si njëra prej skuadrave më të organizuar në sezonet e fundit.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ismet Munishi një pjesë të përgatitjeve për sezonin pranveror I ka kryer në Antalia të Turqisë, shkruan Gazeta Enigma.
Gjilani në Turqi i zhvilloi disa ndeshje miqësore që të jenë gati për sezonin pranveror.
Para disa minutash Gjilani ka publikuar një mini-dokumentar nga Antalia, ku shihen detaje të papara më parë.
Po ashtu në këtë mini dokumentar personazh kryesor është trajneri Ismet Munishi i cili shprehet se është i kënaqur me lojtarët e tij me atë se çka kanë treguar në miqësore.
Kujtojmë që Gjilani të shtunën do të përballet me Drenicën në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll./GazetaEnigma/