Gjilani vishet kuq e zi për herë të parë në histori

Gjilani vishet kuq e zi për herë të parë në histori


Vazhdon forma e mirë e Gjilanit në kampionatin elitar të futbollit kosovar. Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka marrë fitoren e tretë më radhë dhe ka blinduar pozitën e tretë, e cila e dërgon automatikisht në garat evropiane, shkruan Gazeta “Enigma”.

Kuq e bardhët në ndeshjen e fundit ndaj Dukagjinit në Klinë, vendosën të shndërroheshin në kuq e zi, teksa bënë një ndryshim drastik në uniformën e tyre.

Në fakt, kjo ishte një zgjedhje më ndryshe e ekipit gjilanas, të cilët asnjëherë më parë në histori nuk kanë patur këtë kombinimin.

Madje, ata kanë shfrytëzuara llogaritë e tyre sociale për t’i promovuar fanellat e tyre dhe për t’i promovuar sponzorët e tyre.

Ndryshe, Gjilani e triumfoi ndeshjen ndaj Dukagjinit me rezultat minimal 1-0, me golin e vetëm të realizuar nga sulmuesi Mevlan Zeka.

/Gazeta Enigma/

Related Articles