Gjimshiti: Kemi analizuar ndeshjet e Italisë, shpresojmë ta nisim me këmbë të mbarë

Gjimshiti: Kemi analizuar ndeshjet e Italisë, shpresojmë ta nisim me këmbë të mbarë

Sot zyrtrarisht fillojnë emocionet e Kampionatit Evropian, ndërsa Shqipëria ballafaqimin e parë do ta ketë me Italinë me datën 15 qershor.

Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse për herë të dytë në histori të saj si Kombëtare në Kampionate Evropiane dhe do të kenë punë të vështirë në fazën e grupeve aty ku në grupin që është cilësuar si “i vdekjes” do të ballafaqohet me skuadra si, Spanja, Italia dhe Kroacia.

Në konferencë për shtyp para ndeshjes me Italinë, foli mbrojtësi, Berat Gjimshiti.

Gjimshiti tha se Shqipëria është përgatitur shumë për ndeshjen e nesërme.

“Jemi përgatitur, kemi shikuar ndeshjet e fundit të Italisë, trajneri ka analizuar pikat e tyre të forta. Do jemi gati për ndeshjen e nesërme. Janë 3 ndeshje të vështira shpresojmë që ta nisim me këmbë të mbarë. Në grup mund të ndodhë gjithçka. Scammacan e njoh shumë mirë, nuk kam folur me të që nga finalja e Europa League”, tha Gjimshiti.

Related Articles