Gjithçka që dihet nga vizita “e heshtur” e shefit të CIA-s në Kosovë

Gjithçka që dihet nga vizita “e heshtur” e shefit të CIA-s në Kosovë


Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns i cili po zhvillon një tur në ballkan, të enjten ishte për vizitë në Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.


Takimi në Kosovë pasoi pas atij që kishte në Bosnje dhe Serbi.

Fillimisht u raportua se të enjten në orët e pasdites se një aeroplan i ushtrisë amerikane, me të cilin besohej se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Bosnje dhe Serbi është parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Pas kësaj, shefi i CIA-s është parë duke hyrë në Presidencë, ndërsa në oborrin e Presidencës kishte forca të shtuara policore.

Një pjesë e madhe e kryeqytetit në orët e pasdites ishe bllokuar nga forcat policore me ardhjen e Burns.

Drejtori i CIA-s, Williams Burns pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka shkuar në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

Asnjë deklaratë nuk u dha nga asnjëra palë me të cilat u takua Burns.

Vizita e Burns në Kosovë ndodhi në një kohë kur qeveria amerikane ka kundërshtuar vendimet për veriun të kryeministrit Albin Kurti.

Ndryshe, para Kosovës Burns qëndroi në Sarajevë e më pas edhe në Beograd, në një linjë vizitash që është duke i bërë shteteve ballkanike. / Gazeta Enigma.

Related Articles