Gjithçka që duhet të dini para miqësores mes Kosovës dhe Burkina Fasos, kjo është forma e skuadrave

Gjithçka që duhet të dini para miqësores mes Kosovës dhe Burkina Fasos, kjo është forma e skuadrave

Kombëtarja e Kosovës në futboll nesër me fillim nga ora 18:00 do të zbarkojë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës për t’u përballur më Burkina Faso në kuadër të ndeshjeve kontrolluese, shkruan Gazeta Enigma.

Kjo miqësore do të jetë e para për ‘dardanët’ nën urdhrat e trajnerit të ri Alain Giresse. Ndërsa, me 29 mars ekipi kombëtar do ta zhvillojë miqësoren e dytë të këtij muajit kundër Zvicrës.

Kosova edhe më parë është përballur me skuadrën afrikane, Burkina Faso, i cili daton në muajin mars të vitit 2018, ku atë kohë Kosova kishte shënuar fitore me rezultat të pastër, 2-0.

Golashënuesit në atë përballje ishin sulmuesi Vedat Muriqi i cili tashmë është pjesë e Mallorcas në Spanjë, kurse golin e dytë në atë miqësore e kishte realizuar mbrojtësi i krahut, Leart Paqarada, në minutat e fundi të ndeshjes.

Kujtojmë që në pesë ndeshjet e fundit që këto kombëtare kanë zhvilluara, Kosova ka regjistruar katër humbje dhe një barazim, në krahasim prej Burkina Fasos e cila ka triumfuar dy herë, një barazim dhe dy humbje.

/Gazeta Enigma/

Related Articles