Qeveria miraton propozim-vendimin për mbrojtjen dhe strehimin e 20 gazetarëve nga Ukraina

Qeveria miraton propozim-vendimin për mbrojtjen dhe strehimin e 20 gazetarëve nga Ukraina

Qeveria me shumicë votash ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme për 20 gazetarë nga Ukraina dhe familjes së ngushtë të tyre.

Ministri Svecla para kabinetit qeveritar paraqiti propozim-vendimin për të cilin tha se është urgjent marrë parasysh gjendjen e luftës në Ukrainë.

“Propozoj propozim-vendimin për mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme për 20 gazetarë ukrainas dhe familjeve të tyre. Ky propozim-vendim u hap rrugë 20 gazetarëve për të qëndruar përkohësisht në Kosovë dhe për të ushtruar profesionin e tyre”, tha Svecla.

Kabineti qeveritar e miratoi këtë propozim-vendim me shumicë të votave. / Gazeta Enigma.

Related Articles