Gjobitet me 1 mijë euro një furrë në Komunën e Gjilanit

Gjobitet me 1 mijë euro një furrë në Komunën e Gjilanit

Një furrë në komunën e Gjilanit është gjobitur me 1 mijë euro, pasi që kishte mashtruar me peshën e bukës që shisnin.

Gjatë inspektimit është gjetur se buka për të cilën ata deklaronin se është 500 gramë, në realitet peshon më pak, rreth 420-430 gramë.

Drejtoria e Inspekcionit në këtë Komunë përmes një njoftimi ka thënë se ankesat dhe kërkesat e qyetetarëve do të shqyrtohen me seriozitet të plotë.

“Drejtoria e Inspekcionit siguron qytetarët që ankesat dhe kërkesat e tyre do të shqyrtohen me seriozitet të plotë. Mashtrimet të cilat janë në dëmin e qytetarit do t’i parandalojmë dhe nuk të ketë tolerime”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.

Ndryshe, rritje të çmimeve ka edhe në produktet dhe shërbimet tjera në tregun e Kosovës si vaj, miell, derivate të naftës, bileta autobusi dhe taksi.

Related Articles