Gjobitet përsëri RTK, kësaj radhe me 3 mijë euro

Gjobitet përsëri RTK, kësaj radhe me 3 mijë euro

Sindikata e Pavarur e RTK-së, ka njoftuar se Radiotelevizioni i Kosovës, është dënuar me 3 mijë euro gjobë nga inspektorati për shkak të një shkëputje të paligjshme të një kontrate.

Sipas kësaj sindikate, kjo është gjoba e pestë për Televizionin Publik brenda shtatë muajsh e që kostoja është fiks 11 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

“Gjoba e pestë ndaj RTK-së e shqiptuar nga Inspektorati: 3 mijë euro Për vetëm 7 muaj 11mijë euro gjoba ndaj RTK-së për veprime të paligjshme:
3000 euro- degradim i paligjshëm- Nr. 01/08-03/2023A
1500 euro- konkurs i paligjshëm-Nr.01/56-169/2023-GJ
1500 euro- konkurs i paligjshëm-Nr-01/56-168/2023-GJ
1000 euro- konkurs i paligjshëm-01 Nr.25-147/2023
1000 euro- konkurs i paligjshëm- 01Nr.25-148/2023
3000 euro- shkëputje e paligjshme e kontratës- Nr.01/56-62/23-GJ
TOTALI: 11000 EURO
Deri me tani askush nga vendimarrësit e RTK-së nuk ka dhënë përgjegjësi.
Me respekt,
Kryesia e SPRTK-së”.

Related Articles