Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se Bekim Jashari nuk e ka përfaqeësuar familjen e tij, raporton Gazeta Enigma.
Gjoshi në një intervistë në ATV, ka thënë se Bekim Jashari të gjitha pozitat i ka pasur nga PDK, ku sipas tij ky i fundit nuk ka kryer ndonjë shkollë specifike.
“Më lejoni të them se garën në Skënderaj nuk është se e kem dashtë. I kemi ofruar kundërkandidatit që të jetë kandidati ynë, por kuptohet që nuk mund të nënqmohet një elektoral prej mijëra vetëve, që edhe të ndihmohet të jetë dikush kandidat. I pari që ka nënshkruar në listë si kandidat i pavaruar ka qenë, Sami Lushtaku. Pra, kanë qenë zyrtarët e PDK-së që ia kanë bërë fushatën, votat dhe që e kanë bërë kryetar. Ndërsa, ai prej ditës që është bërë kryetar, ka tentuar që me të gjitha mjetet e tij t’a luftojë PDK-në”, ka thënë Gjoshi.