Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se në qeverisjet e PDK-së, në Mitrovicë u ndërtua Univerisiteti “Isa Boletini”, ndërsa në qeverisjen e Vetëvendosjes po ndërtohet universitet serb parlalel.
Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për heshtjen dhe ikjen nga përgjegjësia.
Deklarata e plotë e Betim Gjoshit:
Hashim Thaçi dhe PDK-ja në Mitrovicë ka ndërtuar Universitetin “Isa Boletini”, kurse Albin Kurti dhe Vetëvendosje po lejojnë Serbinë të vendosë gurthemelin e një universiteti paralel.
Albin Kurti po hesht. Nuk po e thotë asnjë fjalë. Po hesht edhe për Ministrin e tij Goran Rakiqin që po hedhë betonin në gurthemel.
Goran Rakiqi është propozuar për Ministër nga vetë e Albin Kurti.
Edhe çka duhet të ndodhë në këtë vend që Kryeministri thotë dy fjalë?
Mos ka ik prapë në Greqi a në Norvegji?