Vdes 11-vjeçari që u shpëtua pasi kishte rënë në Liqenin Akumulues në Mitrovicë

Vdes 11-vjeçari që u shpëtua pasi kishte rënë në Liqenin Akumulues në Mitrovicë

Ka ndërruar jetë, fëmiju që ditë më parë ra në Liqenin Akumulues.

11-vjeçari nuk ka mundur t’i rezistojë lëndimeve të marra, ndërsa ishte nxjerrur nga një pronar i një lokali.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shprehur ngushëllime familjes, teksa shtoi se 11-vjeçari për disa ditë pranoi tretman mjekësor.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë 11 vjeçari, i cili para disa ditësh kishte rënë në Liqenin Akumulues.Fatkeqësisht, Blentoni nuk iu mbijetoj lëndimeve të marra nga rënia në liqe, edhe pas disa ditëve të trajtimit mjekësor.Ngushëllime më të sinqerta familjes Ismajli. Lutem që Allahu i madhërishëm ta mëshiroj me xhenet ????”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Familja e tij ka pasur tre fëmijë, 2 vajza dhe të vetmin djal.

Related Articles