Policia në Pejë janë njoftuar nga një burrë se disa persona të panjohur kanë shtënë me armë drejt djalit të tij.
Sipas raportit të policisë, thuhet se viktima ka pësuar lëndime, mirëpo ajo çfarë nuk dihet është nëse ai ka marrë trajtim mjekësor.
Kjo pasi për shkak të frikës, i lënduari ka marrë një biletë të aeroplanit dhe është larguar nga Kosova.
“Njësitet në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2 fishekë dhe 2 gëzhoja cal-7.62 mm. Viktima nuk ka qenë i çastshëm për njësitet policore për t’u intervistuar. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thotë më tej policia. /Gazeta Enigma