Policia e Kosovës dje rreth orës 16:25, ka arrestuar një femër në Prishtinë.
Ajo u arrestuar pasi kishte shtënë me armë në një aheng familjar.
Rasti shkon në procedurë të rregullt , njofton policia.
“E dyshuara femër kosovare, në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë me një karikatorë të zbrazët dhe katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt dhe e dyshuara lirohet”, thuhet në raportin e policisë.