Policia e Kosovës dje e ka arrestuar një person i cili për Vitin e Ri kishte gjuajtur me armë zjarri në qendër të Mamushës.
Këtë moment ai e kishte publikuar në rrjete sociale.
Organet e rendit ia konfiskuan dy armë të zjarrit.
“Me datë 11 janar 2022, policia në Mamushë ka arritur të identifikoj të dyshuarin i cili me datë 31 dhjetor 2021, duke festuar në qendër të komunës së Mamushës kishte shtënë me armë zjarri me revole dhe pushkë gjahu”.
“Me këtë rast i dyshimti ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, pasi në qendër kishte qytetarë tjerë të cilët merrnin pjesë në festimin e vitit të ri”.
“Informacioni ishte publikuar në rrjete sociale, hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe ti sekuestrojnë dy armë si: Pushkë gjuetie e llojit IMPALA PLUS , dhe Pistoletë e llojit CANIK SFX 9.19 Për këtë vepër penale u arrestua i dyshimti Y.K i lindur në vitin 1986”./Gazeta “Enigma”/