Gjuajtja e djeshme me armë në Dardani, policia del me raport

Gjuajtja e djeshme me armë në Dardani, policia del me raport
Në lagjen Dardania të kryeqytetit, gjatë ditës së djeshme u shënua një plagosje.

Këtë e pat konfirmuar për lajmi.net edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor” kishte thënë ajo.

Përderisa i dyshuari është në arrati, ani pse është identifikuar, policia përmes raportit ka bërë të ditur gjendjen e të plagosurit.

Siç thuhet në buletinin 24-orësh, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Lagjja Dardani, Prishtinë 29.09.2023 – 10:50. Është raportuar se në lagjen Dardani Prishtinë, viktima mashkull kosovar, ishte plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori”.

Related Articles