Gjuajtja e Policisë me një person në veri, i dyshuari iku në këmbë pasi plagosi një polic

Gjuajtja e Policisë me një person në veri, i dyshuari iku në këmbë pasi plagosi një polic

Policia e Kosovës ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture, pasi që ngasësi i saj e ka goditur me veturë një zyrtar policor dhe veturën e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Suhodoll të Mitrovicës së Veriut, ndërsa i dyshuari i cili shpëtoi pa u plagosur, ka goditur policin në momentin kur iu kërkua që të ndalej pasi që dyshohej se posedonte narkotikë, raporton Gazeta Enigma.

“Rreth orës 12 e 40 në Suhodoll derisa policia kishte bërë përpjekje për të ndaluar një veturë e cila dyshohej se kishte narkotikë, shoferi i saj ka goditur me veturë policin i cili ishte në këmbë e po ashtu edhe veturën e policisë. Në përpjekje për ta ndaluar sulmin nga vetja, policia ka shtënë me armë zjarri por nuk ka të lënduar”, tha zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai gjithashtu tha se i dyshuari ka lënë veturën në vendin e ngjarjes dhe ka ikur në këmbë. 

/Gazeta Enigma/

Related Articles