Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, plagosen dy persona

Gjuajtje me armë zjarri në Podujevë, plagosen dy persona

Një gjuajtje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur para pak minutash në Podujevë, para objektit të Gjykatës.

Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, me çrast kanë përfunduar dy persona të plagosur.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”.  

“Ndërkohë që të plagosuri janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, tha Borovci.

Related Articles