Rreth orës 17:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për gjuajtje me armë në fshatin Batllavë të Podujevës, njofton Policia e Kosovës
Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Podujevës, ai që ka rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e 5 personave të dyshuar, të cilët prej dy veturave të ndryshme, dyshohet se kanë shtënë në ajër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Këta persona fillimisht kanë shtënë në ajër me këto armë ndërkohë që i ka lokalizuar policia dhe i ka arrestuar. Veturat e personave të dyshuar janë ndaluar në fshatin Lluzhan, ku nga ana e policisë janë gjetur dhe sekuestruar:
– një armë automatike zjarri AK-47 me 9 fishekë
– një pistoletë e tipit Ekol -T, me 5 fishekë si dhe një shkop.
Personat e arrestuar ngarkohen me veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje. Ndaj tyre po kryhen procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.