Gjuajtje me armë zjarri para selisë së PDK-së, policia jep detaje

Gjuajtje me armë zjarri para selisë së PDK-së, policia jep detaje

Disa persona të dyshuar kanë gjuajtur me armë zjarri drejt një personi tjeter, diku rreth orës 21:30 para selisë së Partisë Demokratike të Kosovës, në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se disa persona kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke mos mbetur askush i lënduar.

Ahmeti tha se policia paski kishte marr informatën ka dalur në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

“Rreth  orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, tha Ahmeti për Gazetën Enigma.

Related Articles