Një person është plagosur në Prishtinë, pasi janë shkrepur armët.
Sinjali raporton se sipas dyshimeve të para një person është plagosur në këmbë me kallashnikov në garazhin e shtëpisë.
I plagosuri është shtetas rumun, dhe është plagosur në objektin ku ai banon.
Ende nuk ka detaje të hollësishme për rastin, ose arsyet që kanë çuar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Enigma do të ju mbajë të informuar tutje mbi rastin.