Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, pas takimit me homologen e tij, presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim para mediave.
Gjatë fjalimit të tij, Gjukanoviq tha se dialogu i sinqertë do të kontribuojë avancimin e marrëdhënieve fqinjësore.
“Kjo është vizita kthesë sepse unë vitin e kaluar kam qenë në Kosovë dhe kjo është vizita e parë e presidentes”, tha ai.
Sipas tij, Mali i Zi e ka shumë të rëndësishme bashkëpunimin rajonal dhe ka përkushtim të plotë të vlerave evropiane.
“Mungesa e stabilitetit mund të largohet vetëm me integrimin euroatlantik dhe ne kemi gatishmëri për të mbështetur këtë rrugë, i kuptojmë ambiciet e Kosovës që në një të ardhme të fitojë statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian”, tha ai.
Ai tha se mbetet që të punohet në legjitimim të pakicës malazeze në Kosovë.
“Shprehim mirënjohje për një pozitë më të dukshme të komunitetit malazez në Kosovë, kemi folur për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, por jo në nivel të duhur, në fushën e lidhshmërisë infrastrukturale dhe të vazhdojmë të rrisim numrin dhe cilësinë e pikave kufitare për të mundësuar biznes bërje, me politikën e përgjegjëse të qeverive tona do të krijohen kushte për zhvillim ekonomik”, tha ai.