Gjuriq akuzon Kurtin: Ai votoi në Shqipëri, e serbëve në Kosovë po ua mohon voton

Gjuriq akuzon Kurtin: Ai votoi në Shqipëri, e serbëve në Kosovë po ua mohon voton

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se vetë votoi në zgjedhjet e një shteti tjetër, ndërsa nuk po i lejon serbët në Kosovë të votojnë.

“Albin Kurti – i njëjti njeri që më parë votoi në zgjedhjet shqiptare (kundër qeverisë shqiptare) – tani po ua mohon serbëve në Kosovë të drejtën për të votuar me pretekstin se qytetarët e një vendi nuk mund të votojnë në zgjedhjet në një tjetër”, ka shkruar Gjuriq në një postim në Twitter.

Gjuriq i bëri këto komente pasi krerët e shtetit kosovarë nuk lejuan që të dilen e 16 janarit të mbahej referendumi serb edhe në Kosovë./Gazeta Enigma/

Related Articles