Gjykata dënon vetëm 8 muaj dhunuesin e 15-vjeçares në Pejë, reagon Haxhiu

Gjykata dënon vetëm 8 muaj dhunuesin e 15-vjeçares në Pejë, reagon Haxhiu

Një vendim i pazakontë është nxjerrë dy muaj më parë nga Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Pejë, Florije Zartriqi, raporton Gazeta Enigma.

Ajo e ka dënuar një person të akuzuar për dhunim të një 15 vjeçareje me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim, ndonëse sipas Ligjit dënimi i paraparë në këso raste, parashihet të jetë nga 5 deri në 20 vite burgim.

LEXO EDHE: Gjykata e Pejës e dënon me vetëm 8 muaj burg dhunuesin e 15 vjeçares

Ndaj këtij vendimi, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila këtë e ka cilësuar si vendim absurd.

“Jam shumë e shqetësuar në raport me këto vendime absurde të padrejta dhe që motivojnë dhunuesit dhe që dhunojnë për së dyti herë viktimat”, ka shkruar ajo.

Related Articles