Gjykata merr vendim për dy tifozët që sulmuan portierin e Ballkanit

Gjykata merr vendim për dy tifozët që sulmuan portierin e Ballkanit

Dy tifozët me inicialet F.R dhe B.K kanë dalë sot para gjykatës sit ë dyshuar për sulmin ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashërit.

Gjykata ka marrë vendim që ndaj dy të dyshuarve t’ua caktojë masën e paraburgimit prej një muaji, raporton Gazeta Enigma.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, njëri nga ta e ka shtyrë dhe e ka rrëzuar përtokë viktimën, ndërsa tjetri e ka goditur me shqelm në fytyrë.

F.R dhe B.K dyshohen se e kanë kryer veprën penale “Huliganizmi”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit, me datë 03.04.2022, rreth orës 15:20h, në Gjilan, në stadiumin e qytetit, përderisa zhvillohej ndeshja e futbollit në mes të SC Gjilanit dhe KF Ballkanit, nën pretekstin kinse të festimit të golit të barazimit, hynë në fushën e futbollit, bashkë me një turmë të madhe tifozësh, ku bëheshin veprime huligane me gjuajtje sendesh dhe fishekzjarrë, derisa njëri i pandehur e shtyn dhe e rrëzon për toke, tjetri e godet me shqelm në fytyrë të dëmtuarin S.F., i shkakton lëndime trupore dhe rrezik të përgjithshëm për eskalimin e situatës”./GAZETA ENIGMA/

Related Articles