Është liruar nga masa e paraburgimit, i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.
Vendimi për lirimin e Naser Pajazitajt, e mori Kolegji Penal i Gjykatës Supreme.
Kështu tha në një përgjigje për Klankosova.tv Antigona Uka-Lutfiu.
Uka-Lutfiu tha se vendimi u mor në seancën e mbajtur sot, më 6 prill.
“Pas përpilimit të aktgjykimit brenda afatit ligjor, i njëjti do të bëhet publik”, tha ajo për Klankosova.tv
Pas dënimit rasti ishte kthyer në rigjykim.