Gjykata ua cakton 30 ditë paraburgim dy serbëve që u arrestuan nën dyshimet për krime lufte

Gjykata ua cakton 30 ditë paraburgim dy serbëve që u arrestuan nën dyshimet për krime lufte

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy serbëve Zharko Zariqit dhe Momir Pantiqit, nën dyshimin se kanë kryer krime lufte në komunën e Istogut gjatë luftës në Kosovë.

Lajmin e kanë konfirmuar avokatët e tyre Nebojsha Vlajiq dhe Dejan Vasiq.

Kujtojmë se përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se Zaric është arrestuar me dyshimet për krim lufte kundër popullatës civile në Kosovë në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 1998.

Ndërsa, Momir Pantiq, i arrestuar dy ditë më parë, akuzohet për përgjegjësi komanduese për disa ngjarje të ndodhura gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, në komunën e Istogut.

Related Articles