Gara me veturë që u mbajt të shtunën në mbrëmje, në kilometrin e 15-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, përfundoi tragjikisht.
Pasioni që kishin për garat e tilla, ua mori jetën tre të rinjve, Lordon Sylës, Molos Delijës dhe Nue Bibajt. Ata u goditën nga njëra prej veturave që po garonte me një veturë tjetër, me shpejtësi të ‘çmendur’.
Ndaj dy shoferëve të dy automjeteve tashmë është vendosur masa e paraburgimit.
Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy të dyshuarve lidhur me rastin në Prizren, ku si pasojë e garës mes dy veturave, tre të rinj gjetën vdekjen.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Themelores në, Marcel Lekaj.
Arlind Syla, shoferi i veturës që i goditi tre viktimat dhe Irfan Hoti, që po garonte me të, u arrestuan të dielën, si të dyshuar lidhur me këtë rast.
Syla dhe Hoti janë emra të njohur për Policinë, për shkak të numrit të gjobave që kanë shqiptuar ndaj tyre për kundërvajtje në trafik.
Në aksidentin tragjik mbetën të vdekur Molos Delija, Nue Bibaj dhe Lordon Syla pasi u goditën nga një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova” e cila kishte humbur kontrollin.