Gjykatat, Dogana e KEDS-i shihen si më të korruptuarat, nga qytetarët në Kosovë

Gjykatat, Dogana e KEDS-i shihen si më të korruptuarat, nga qytetarët në Kosovë

Institucionet më të korruptuara nga këndvështrimi i qytetarëve të Kosovës janë gjykatat (36.5%), Dogana (35.3%) dhe KEDS-i (22.4%), sipas anketës së bërë nga UNDP në maj të këtij viti.

Policia e Kosovës është perceptuar si institucioni më pak i korruptuar (12.40%), e pasuar nga organizatat ndërkombëtare (13.70%), arsimi (13.8%) dhe komunat (15.9%).

19.9 përqind e qytetarëve mendojnë se korrupsioni në shkallë të gjerë është i pranishëm në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë, e që është një rënie krahasuar me anketën e nëntorit të vitit të kaluara, nga UNDP. /Gazeta Enigma

Related Articles