Të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Endrit Nikës, raporton Gazeta Enigma.
Në këtë seancë pritet të dëshmojë nëna e viktimës, Maria Magdalena, e cila do të paraqitet përmes një video-lidhjeje, për shkak të pamundësisë për të qenë fizikisht e pranishme në sallën e gjyqit.
Nika akuzohet se ka hedhur nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë-Kosovë të dashurën e tij argjentinase, duke i shkaktuar vdekjen.
