Gjyqtarët e Superligës pëlqejnë postimin ku “thumbohet” trajneri Munishi

Gjyqtarët e Superligës pëlqejnë postimin ku “thumbohet” trajneri Munishi

Kanë vazhduar edhe më tutje “thumbimet” mes kryetrajnerit të njohur Ismet Munishit dhe prezantueses së emisionin “Kampionët”, Alba Morina, shkruan Gazeta Enigma.

Mbrëmë para emisionin, prezantuesja ka postuar një fotografi duke e “thumbuar” Munishin me fjalët “Edhe sonte do të shkrihemi së qeshuri. *Dëmton rëndë shëndetin e njerëzve me jetë të rëndë, që ju pengon e qeshura, hareja e mirësia”, ka shkruar Morina në profilin e saj.

Shqetësuese është arsyeja se këtë postim e kanë pëlqyer disa gjyqtarë të futbollit kosovar, gjithashtu ky koment është përkrahur edhe nga kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Sportiv.

Mentor Ajeti, Alban Shala e Dylot Brahimi janë gjyqtarët të cilët e kanë pëlqyer “thumbimin” ndaj Munishit. Kurse, edhe Edmond Thaçi i cili është kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportiv e ka pëlqyer këtë veprim.

Trajneri i Gjilanit, Munishi përmes një postimi në profilin e tij i kishte “thumbuar” javën e kaluar Liridon Lecin dhe prezantuesen e emisionit me këto fjalë: “Mundohen qëllimisht të krijojnë opinion të rrejshëm për një klub siç është SC Gjilani dhe qëllimisht flet kundër klubit tonë. Po ashtu me qëllim të caktuar i jepet hapësirë në këtë emision, ndërkohë që ajo që e udhëheq emisionin shkrihet nga gëzimi kur ky i njëjti në vazhdimësi kritikon lojën e SC Gjilanit”.

Kujtojmë që Alba Morina është e punësuar edhe në Federatën e Futbollist të Kosovës.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles