Gjyqtarët serb në Gjykatën e Mitrovicës së Veriut bojkotuan punën si revoltë për dënimin e ish ministrit Todosijeviq.
Në mëngjesin e së enjtes brenda kësaj gjykate u mbajt një seancë.
Por ndryshe nga dje, kur gjyqtarët e nacionalitetit serb e kishin bojkotuar punën, sot ata janë kthyer sërish në Gjykatën e Mitrovicës së Veriut.
Ky bojkot u bë si shenjë revolte për dënimin e ish ministrit serb Ivan Todosijeviq.
Ish-ministri i administrimit dhe pushtetit lokal Ivan Todosijeviq u dënua me dy vite burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, dhe Apeli e vërtetoi këtë dënim.
E dënimin e Todosijeviqit, gjyqtarët serbë nuk e pritën fare mirë.
Megjithatë ata sërish u kthyen në punë.
Për krejt këto ngjarje ka reaguar Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
KGJK u bëri thirrje të gjithë gjyqtarëve që ta vazhdojnë punën që iu është përcaktuar me ligj.
Todosijeviq u dënua për nxitje të urrejtes dhe përçarjes pasi që kishte quajtur trillim maskarën e Reçakut, ku policia serbe vrau 45 civilë shqiptarë.