Gjyqtari Eroll Gashi thotë se nuk është urdhëruar arrestimi i Xhelal Sveçlës

Gjyqtari Eroll Gashi thotë se nuk është urdhëruar arrestimi i Xhelal Sveçlës

Gjatë ditës sotme mediat kanë raportuar se Gjykata themelore e Prishtinës ka urdhëruar policinë që ta sjellë me formë në seancë gjyqësore Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Sipas raportimeve në mediat e ndryshme, ministri Sveçla nuk është paraqitur në seancë gjyqtare dhe gjykatësi ka urdhëruar arrestimin e tij.

Gjyqtari i kësaj lande, Eroll Krasniqi e ka dëmtuar këtë gjë.

Ai në një prononcim për Gazetën Enigma, se raportimi është gabim.

“Nuk është e vërtetë nuk është lshu kurrfarë urdhërese, është total informatë e gabuar”, ka thënë gjykatësi Gashi për Gazetën Enigma.

Ai ka thënë se është kërkuar që edhe njëherë të rishikohet procesverbali dhe është përgjegjësi e monitoruesve që të përcillet seanca si duhet.

“Tasht është informu zyra për informim në Gjykatën Themelore në Prishtinë është me të gjitha detajet edhe kryetarja. Është bërë një gabim edhe nga vet monitoruesja është kërkuar që edhe njëherë të shikohet procesverbali. Por është përgjegjësi e tyre që të përcillet seanca si duhet, nuk është lshu asnjë urdhërarrest për askënd”, ka thënë ai.

Gjykatësi Gashi ka treguar se nuk është caktuar ende asnjë seancë, duke u shtyrë për një kohë të pacaktuar. Ai ka treguar se shtyrja e seancës për një kohë të pacaktuar është bërë për shkak se duhet me i verifiku të pandehurit se a janë ftuar në mënyrë të rregullt apo jo.

“Është konstatu që në seancat e radhës, kur të caktohet nuk është caktuar asnjë seancë, është shtyrë seanca në kohë të pacaktuar, për shkak se duhet me u verfiku për dy të pandehurit se a janë ftuar në mënyrë të rregullt apo jo”, ka thënë ai.

“Ndërsa në këtë seancë është konstatuar për ata që janë ftuar në mënyrë të rregullt dhe nuk e kanë arsyetuar mungesën, në seancën e radhës kurdo që të caktohet, gjykata do të lëshoj, atëherë do të lëshoj vetëm pasi të caktohet seanca. Do të lëshoj urdhresë për sjelljen me detyrim me detyrim të atyre që nuk kanë qenë prezent. Nuk kemi përmend aty asnjë emër, përveç palët të cilat i kemi ftuar në mënyrë të rregullt dhe nuk janë paraqitur në seancën e radhës do të ftohen përmes urdhëres për sjelljen me detyrim”, thotë gjyqtari Gashi për Gazetën Enigma.

Rasti i cili është duke u gjykuar tek gjykatësi gashi ka të bëjë me protestën e qershorit 2013 ku Xhelal Sveçla  Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj akuzohen se gjuajtën me gurë shishe qelqi e mjete të forta në drejtim të policisë./GazetaEnigma/

Related Articles