Gjyshi i të plagosurit tregon se a dyshojnë në dikë për sulmin në Gllogjan

Gjyshi i të plagosurit tregon se a dyshojnë në dikë për sulmin në Gllogjan

Stafi mjekësor në Spitalin e Pejës tanimë kanë përfunduar me sukses operacionin duke heq gëzhojën nxënësit të shkollës së mesme, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat me armë automatike në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Gjyshi i Fliantit, Musli Turkaj ka thënë se ai është nxënës i shkollës së mesme ekonomike në Gjakovë dhe çdo ditë udhëton nga fshati Dubravë.

Ai duke i shprehur ngushëllime të gjithë familjeve që humbën më të dashurit të tyre, ka thënë se rasti ka ndodhur duke u kthyer në shtëpi.

“Ai është nxënës i shkollës së mesme ekonomike në Gjakovë duke u kthyer ka ndodhur ngjarja. U shpreh ngushëllime të gjitha atyre familjeve që kanë humbur me të dashurit. Flianti ishte në operacion, sipas mjekësve operacioni është kryer me sukses, plumbin ia kanë heq që i ka mbet në këmbë, po ndihet mirë. Mjekët thanë se tash nuk ka problem”, tha ai, duke shtuar se mjekët i thanë se nuk është në gjendje të rënd dhe gjithçka do të bëhet mirë për nipin e tij.

Derisa thotë se nuk kanë diskutuar me nipin e tij pasi ai nuk ka qenë në gjendje të flas.

“Nuk e dinë tani veç organet i dinë këtu punë….ka qenë një vajzë skaj tij, po thonë që e ndjera….nuk kemi si me pas ne dyshime, si mund të kemi dyshime kur gjuhet në nxënës”, tha ai.

Ai thotë se linja e autobusit është nga Gjakova kalon nëpër fshatra të Deçanit dhe rikthehet në Gjakovë. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles