Një veturë në lëvizje ka aksidentuar një fëmijë në rrugën “Enver Maloku” në Prizren, raporton Gazeta “Enigma”.
Fëmiu ka pësuar lëndime trupore, teksa shoferi nuk është ndalur fare pas aksidentit të shkaktuar.
“Ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime ku i përfshirë ka qenë një automjet i udhëtarëve për momentin nuk dihen targat e automjetit si dhe as drejtuesi i automjetit i cili nga pakujdesia godet këmbësorin fëmijë mashkull kosovar dhe është larguar prej vendit të ngjarjes. Si pasojë e aksidentit, fëmija pëson lëndime trupore pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar për në shtëpi. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. / Gazeta Enigma.