“Gol pa shikuar”, futbollisti i Sevillas shënon në mënyrë interesante ndaj Alavesit – VIDEO

“Gol pa shikuar”, futbollisti i Sevillas shënon në mënyrë interesante ndaj Alavesit – VIDEO

Mefushori sulmues i Sevillas, Lucas Ocampos është bërë viral me veprimin e tij teksa goditi penalltinë në ndeshjen mes Sevillas dhe Alavesit. 

Teksa skuadra e Sevillas po humbiste 2-1, për vendasit u akordua një penallti, në të cilën Ocampos vendosi ta godasë me një gjest interesant.

Gjatë vrapimit për ta goditur topin nga pika e bardhë, Ocampos e gjuajti atë pa shikuar në portë, i cili gjithsesi doli të ishte i saktë, duke gjuajtur në mes të portës.

Ky gol erdhi në minutën e 82-të duke barazuar shifrat në 2-2, megjithatë skuadra e tij humbi në fund me rezultatin 3-2 nga Alaves, me një gol të pësuar në kohën shtesë.

Related Articles