Golat më të bukur në karrierë të Agueros

Golat më të bukur në karrierë të Agueros

Sergio Aguero ka njoftuar i përlotur se është pensionuar nga futbolli, për shkak të telasheve në zemër.

Në një konferencë prekëse në Camp Nou, sulmuesi argjentinas Aguero njoftoi se ka vendosur t’i varë këpucët në gozhdë, ndërsa të mërkuren, 16 dhjetor, pritet ta zyrtarizoj publikisht.

Aguero i jep fund karrierës me 427 gola në 796 ndeshje.

Sulmuesi argjentinas realizoi gola spektakolarë me Atletico Madrid, Argjentinën dhe Manchester City.

Me “qytetarët” ai shënoi golin e tij më të famshëm kur në ndeshjen e fundit të sezonit të tij të parë shënoi golin që i dha titullin Man City që drejtohej nga Mancini në atë kohë. 

Më poshtë i gjeni disa nga golat e tij më të mirë.

Related Articles