Moti në Kosovë, 16 dhjetor 2021

Moti në Kosovë, 16 dhjetor 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe sot do të mbajë mot i vranët e në vise malore vende-vende do të ketë edhe reshje bore.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditë parashihet të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në viset malore parashihen fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Gazeta Enigma/.

Related Articles