Golden Eagle Ylli kampion i Kosovës në basketball

Golden Eagle Ylli kampion i Kosovës në basketball

Golden Eagle Ylli ka mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës në basketboll.

Ylli i Suharekës të enjten mbrëma fitoi ndaj Trepçës në Mitrovicë me shifrat 70:64.

Ishte fitorja e tretë e Yllit ndaj Trepçës në serinë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Me rezultatin 3:1, Ylli fitoi titullin e kampionit.

Ylli fitoi vjet titullin e kampionit, për herë të parë. Dhe të enjten e fitoi titullin e dytë rresht.

Ylli ishte i pari pas stinorit të rregullt, ndërsa në gjysmëfinale kaloi Prishtinën. Ndërkohë Trepça ishte e dyta dhe në gjysmëfinale kaloi Pejën.

Seria finale ishte shumë interesante me ndeshje shumë të forta. Por Ylli shfaqi më shumë dhe i gëzohet titullit.

Nga Suhareka është edhe kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani.

Related Articles