Gorani: Boll që i kemi mendët e kresë, Kurti thotë edhe e kam pranu, pastaj s’e kam pranu Asociacionin

Gorani: Boll që i kemi mendët e kresë, Kurti thotë edhe e kam pranu, pastaj s’e kam pranu Asociacionin

Analisti Dukagjin Gorani, në “Pressing” , kritikoi njerëzit e politikës për të cilët tha që flasin “gjëra të pakoordinuara dhe të paartikuluara, për të cilat nuk marrin përgjegjësi”.

Ai shtoi se “Kurti thotë e kam pranu asociacionin e më pas thotë që jo”.

“A janë këta njerëz profesionistë, a e dinë cka flasin, a e kanë ndonjë qëllim diku, a e kanë ndonjë plan apo janë vetëm individë që flasin gjëra ta pakoordinuara dhe të paartikuluara dhe për të cilat nuk marrin përgjegjësi. Dalin deputetët thojnë ‘qashtu është’ dhe përbehen dhe nesër thojnë ‘mirë de s’ke’, del kryeministri thotë ‘e kam pranu asociacionin’, mandej del edhe thotë ‘se kam pranu’, i thu qysh mundesh me bë kësi kapërcime, thotë ‘po mirë de, muj’”, tha Gorani.

“Kjo kulturë e paskrupulltësisë kozmike që t’i se mban veten përgjegjës absolutisht për asnjë fjalë që e flet, është shndërru në parim dhe rregull të komunikimit publik. Na mirë boll që i kemi mendtë e kresë, të paktën po mendoj, në kësi situate s;din kurgjë, asnjë informacioni smundesh me i jep kuptim”, vazhdoi ai.

Related Articles