Serbia shtet gjenocidal, rezoluta për Srebrenicën jehonë e mediave ndërkombëtare

Serbia shtet gjenocidal, rezoluta për Srebrenicën jehonë e mediave ndërkombëtare

Kombet e Bashkuara kanë miratuar rezolutën për të përkujtuar gjenocidin e Srebrenicës.

Miratimi i rezolutës ka marrë vëmendjen e disa mediave ndërkombëtare si Associated Press dhe Reuters.

Dy agjencitë e njohura ndërkombëtare kanë shkruar se miratimi i rezolutës është bërë në kohën e kundërshtimit të madh nga Serbia dhe serbët e Bosnjës.

“Vendim i kundërshtuar me të madhe nga serbët që frikësohen se tani do të cilësohen si përkrahës të gjenocidit dhe vrasjeve në masë”, ka shkruar Associated Press.

Për kundërshtimin e serbëve ka raportuar edhe Reutersi.

Masakra e rreth 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë në 1995, pasi zona e sigurt e OKB-së e Srebrenicës u pushtua nga forcat serbe të Bosnjës, ndodhi gjatë luftërave ballkanike që pasuan shpërbërjen e Jugosllavisë dhe është cilësuar si mizoria më e keqe e Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

Related Articles