Një pompë e derivateve është grabitur pasditen e së hënës në rrugën Kaçanik-Ferizaj.
Rastin e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.
“Mund të konfirmoj që ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë në magjistralen Kaçanik-Ferizaj”, ka thënë Shabani.
Tutja ai ka njoftuar se dy persona të cilët kanë ardhur me motoçikletë dyshohet se kanë grabitur 600 euro në pompë të derivateve.