Dedaj: Berishaj mund t’i marrë me vete Kurtin, Osmanin dhe Gërvallën

Dedaj: Berishaj mund t’i marrë me vete Kurtin, Osmanin dhe Gërvallën

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, shprehet se ka “një zor të madh” që nuk po shkarkohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është implikuar në një skandal të madh financiar.

“Këtu pa qenë një zor i madh, nuk mund të ndodh kjo”, u shpreh ai në T7.

Ai thotë se diplomati Berishaj “nuk është vetëm”.

Sipas tij, nëse vërtetohen akuzat ndaj ambasadorit, ai mund t’i marrë me vete edhe krerët e shtetit.

“Në këtë anije nuk është vetëm. Nëse vërtetohen akuzat, atëherë me të duhet të shkojnë edhe Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla”, vijoi ai.

Related Articles