Grand Slami i Parisit: Akili një duel larg të bronztës, eliminohet Cena

Grand Slami i Parisit: Akili një duel larg të bronztës, eliminohet Cena

Akil Gjakova e ka fituar ndeshjen e parë të repesazhit në kategorinë deri në 73 kilogramë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris.

Xhudisti kosovar triumfoi ndal moldvait, Adil Osmanov për të avancuar tutje.

Ai në duel për medaljen e bronztë do të ketë punë me xhudistin nga Taxhikistani, Behruzi Khojazoda.

Në anën tjetër, Dardan Cena është eliminuar, duke u mposhtur në ndeshjen e parë të repesazhit nga xhudisti nga Kazakistani, Daniyar Shamshayev.

Sot garoi edhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë, por u ndal qysh në përballjen e saj të dytë. 

Related Articles